>
LETERSISHQIP

Pa Urrejtje

Gjithmonë i kam dashur njerëzit
Madje edhe ata që më kanë urryer.
Edhe kur më kanë lënduar i kam dashur
I kam dashur edhe kur më kanë sharë
Madje edhe kur ma kanë thyer zemrën në mijëra copëza
Prapë kam gjetur forcë për mos urrejtje.
Mes lotëve të dhembjes jam lutur për ta
Mes kujtimeve të trishtuara kam qeshur
Vetëm mos ta ndot zemrën me urrejtje.
Gjithmonë kam kërkuar një përqafim të sinqertë
Një buzëqeshje pa interes
Një takim qejfi
Një...
Asnjëherë se kam shijuar përqafimin e jetës.
Dua t'më tregoj dikush si është të të duan sepse se kam provuar.