>
LETERSISHQIP

A Je Njeri?

Kur zhvishesh prej lakmisë, inatit e grykësisë
Kur zjarri i hakmarrjes fiket, e ti jeton për vete
Kur gjithçka që do për vete, e do edhe për të tjerët
Kur dhembja për të tjerët është e madhe sa bjeshkët
Kur lotët të rrjedhin, për barkun e uritur të të huajit
Kur zemra të digjet për etjen e atij në fund të botës
Kur në mëngjes lutesh për botën
Kur dhembja e të sëmurit ta therr shpirtin
Kur lufton për drejtësinë e secilit
Edhe të atij që e ka krahun e thamë
Kur etja jote ta kujton etjen e të humburit nëpër rrugët e botës
Kur secila kafshatë të shijon idhët sepse e di dikush atje ka fjetur i uritur
Kur Zotit në mëngjes i lutesh për të gjitha
E në mbrëmje e falenderon për gjithçka
Atëherë urime, ti je njeri