>
LETERSISHQIP

Mallkimi Lokës

Nëna plakë me rrudha n'ballë
Sytë me lotë, zemrën plotë mallë
Mallkon gjithë shokët e djalit
Që e lanë e e harruan
Me ata që ia vran djalin
Këta duartë i shtrënguan.

Ku e kam djalin e vetëm
Dritë e diell dy sytë e tij
Qysh nuk po të vjen marre
Me ata që ma vran djalin
Dje e sot ti bën tregti.

Deri kur more faqezi
Mbi gjak djalit tem me shkelë
Shokët e tij sot s'kanë shtëpia
E ti je ba milioner.

Ka me të vra gjaku i tyre
Sepse turp ti s'ke aspak
Sot ua ke harru shtëpitë
Që dje të strehuan, nuk të lanë në sokak.

I paftyrë, gjakpirës i shpifur
Mallku buka që e hangre
Mallku uji që e pine
Mallku haku që ta dhamë
Mallku shtëpia që të mbajti
Mallku shtrati e gjithçka.

Dije një gjë, ti i paftyrë
Se prap nesër me krisë pushka
Shkjau vëlla nuk të bëhet
Prap tek trimat ke me u kthy.