>
BIOSHQIP

Bertan Asllani, Tamara Todevska Pranon Lidhjen

24-02-2013
Flet e dashura e Bertan Asllanit, Tamara: Ju tregoj sakrificat ne lidhjen tone

”Bertani dhe une jemi perseri bashke dhe nuk e fshehim me nga publiku. Dashuria e sinqerte arriti te munde paragjykimet te cilat i kishim ne fillim. Dashuria e mundi edhe religjionin”, keshtu ka theksuar pop kengetarja Tamara Todevska, ne nje rrefim per mediat maqedonase per lidhjen e saj me kantautorin Bertan Asllani, me te cilin ka nje lidhje prej dy vitesh. ”Si dhurate per te Diten e te dashuruave une kam realizuar edhe nje fotosesion, me te cilin jam munduar te nxjerr sensualitetin tim. Une me stilistin tim me shume kujdes i kam zgjedhur veshjet dhe trendet e modes, isha shperthyese nga dashuria ne fotosesion.



Duke e njohur Bertanin, edhe une prisja nje dhurate te mrekullueshme, pasi ai di t’i trajtoje femrat si mbreteresha. Po kenaqem cdo moment prane tij, cdo dite na duket sikur eshte dite e re”, ka theksuar kengetarja Todevska, duke sqaruar gjithashtu edhe arsyet e ndarjes kohe me pare. ”E kishim vendosur qe te nderpresim lidhjen, pasi ai njihej te ne si turk. Kishim presione te pandalshme nga familja dhe te afermit, pasi u perkasim besimeve fetare te ndryshme. Tani jemi te lumtur, ai eshte gjithmone ne udhetim Shkup-Stamboll, pasi atje po punon projektet e reja per tregun muzikor, por lidhja jone funksion per mrekulli”, tregon Tamara.
(Panorama Plus)

Bertan Asllani, Tamara Todevska Pranon Lidhjen