>
BIOSHQIP

Xhensila Dhe Bes “Kallashi“

12-10-2014
Tashmë është e njohur lidhja disa vjeçare midis Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallakut, aktorit të "Portokalli" por askujt nuk i shkon mëndja që Xhensila mund të jetë e fiksuar pas tij. Aq shumë sa ka filluar të bezdisë edhe artistët e balerinët në "Dance with me". Pas komplimentave të bërë nga personazhet meshkuj, dëgjohet:

"Ua të ishte Besi këtu do të qëllonte me kallash". Pastaj dita vazhdon me: "Besi kështu e Besi ashtu". Është e kuptueshme ndjenja por mund ta mbash edhe për vete moj Xhensilë e dashur sepse në atë konkurs të ftuan se je diçka vetë, jo sepse je e fejuara e Besit. Në fund të fundit Besi eshte thjeshtë një djalë me humor që fati e solli në dyert e "Portokalli"-së dhe nuk besojmë të jetë aq trim sa të sharrojë me kallash çdo mashkull që të komplimenton.
(Indeksonline)

Xhensila Dhe Bes “Kallashi“