>
BIOSHQIP

Besa Kokëdhima, Dashuria Dhe Muzika

06-03-2012
Quhet Eldi djaloshi që ia ka rrëmbyer zemrën këngëtares nga Tirana, Besa Kokëdhima. Vajza ka treguar për herë të parë duke përmendur edhe emrin e djalit që e do dhe që, sipas saj, po i shkon shumë mirë lidhja me të, ndërsa nuk ka ende në plan martesën. "Mendoj se po jetoj dashurinë e jetës sime… Eldi është partneri më i mrekullueshëm dhe jam kaq e lumtur që dashuria jonë forcohet ndër vite. Ndjehem shumë me fat", ka thënë Besa. Besa është duke u përgatitur për projekte të reja muzikore. Ajo ka zbuluar se ka realizuar tre këngë dhe së shpejti do të vijë me një klip të ri. "Jam duke realizuar 2-3 këngë të reja, ndoshta një pjesëmarrje në festival, një klip të ri. Preferoj të marr pak kohë ndër projekte pasi ndjej se më ndihmon të rigjeneroj idetë", ka thënë Besa. Ndoshta Besën mund ta shohim sërish këtë vit në TOP FEST.
(Telegrafi)

Besa Kokëdhima, Dashuria Dhe Muzika