>
BIOSHQIP

Besa Kokedhima, Gati Kenga Per Top Fest

12-04-2012
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka vendosur sërish t'u kthehet festivaleve.
Ajo po përgatitet të marrë pjesë në festivalin "Top Fest 9". Kënga është krijuar nga kompozitori i njohur Flori Mumajesi, ndërsa do të prezantohet në ditët e fundit të garës së madhe të këtij festivali, ku këngët konkurrente prezantohen çdo javë, nga e hëna në të premte.

Duke parë autorin e këngës dhe zërin e veçantë të Besës, sigurisht pritet që kënga të shndërrohet në një hit.
(Kosova Sot/Telegrafi)

Besa Kokedhima, Gati Kenga Per Top Fest