>
BIOSHQIP

Besa Kokedhima Rikthehet Në Rumani Për Këngën E Re

22-07-2012
Këngëtarja me një nga zërat më të veçantë shqiptar si duket po shikon shumë larg për të arritur një treg më të madh me muzikën që ajo bën. Është fjala për Besa Kokëdhimën. Këngëtarja e shumë hiteve shqiptare ka shkuar në Rumani, ku nga një studio e njohur atje është duke regjistruar. Nuk dihet ende nëse këngëtarja tiranase është duke menduar për të sjellë një këngë shqip, apo në gjuhën e huaj, por si duket talenti i saj duhet të shkojë pak më gjatë në audiencë, pse jo duke u dëgjuar edhe nga të huajit.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Besa Kokedhima Rikthehet Në Rumani Për Këngën E Re