>
BIOSHQIP

Besa Kokedhima Pushton Skenën Muzikore Rumune

25-03-2013
Hiti më i ri i këngëtares Besa Kokëdhima me titull “Burning”, një bashkëpunim me Dj LLP, po pushton tregun muzikor rumun. Krijimi më i ri i këngëtares nga Shqipëria është lansuar fillimisht në Rumani më 15 mars dhe në vetëm dy ditë kënga kishte marrë 11 mijë klikime, ndërsa pas një jave ato kanë shkuar në 115 mijë. “Burning” është një bashkëpunimi Besës me LLP, DJ mjaft i njohur në Rumani, dhe është lansuar në treg nga një prej shtëpive diskografike më të mira në Rumani, “MediaPro Music”. Besa vet nuk ka qenë e pranishme në Rumani gjatë prezantimit të këngës, por në mungesë të saj është lexuar përshëndetja që këngëtarja ka dërguar. Këngëtarja shqiptare, e cila njihet me stilin e saj unik, pritet të së shpejti ta shoqërojë këngën e saj edhe me videoklip. Ajo ka zbuluar se brenda tri javësh do të fillojë xhirimi i videoklipit. Aktualisht, kënga ka një videoklip provizor të shoqëruar me një set fotosh sharmante. Këto foto ajo i ka realizuar enkas për këtë singël të saj. “Burning” është një këngë pop-dance, që është në rrugë për të qenë një hit verës 2013.
(Telegrafi)

Besa Kokedhima Pushton Skenën Muzikore Rumune