>
BIOSHQIP

Besa Kokedhima, Politika Në Fokus

14-04-2013
Besa Kokëdhima, është pa diskutim një ndër emrat më të spikatur të skenës shqiptare. Ndaj dhe sa herë lakohet emri i saj, bëhet zhurmë.

Siç ndodhi së fundmi, kur Besa u përfol si një nga kandidatet e mundshme të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit. Vetë këngëtarja e suksesshme thotë për ne se nuk ka asnjë të re të kësaj natyre, ama nga ana tjetër ajo pohon se do të lobojë fort për koalicionin e opozitës në këto zgjedhje dhe se do të jetë më e angazhuar se kurrë gjatë fushatës elektorale.

Në intervistën e sotme, Besa flet edhe për projektet e reja, të cilat shumë shpejt do të shohin dritën e publikimit. Klipi në bashkëpunim me DJ-in e njohur rumun do të xhirohet shumë shpejt, e paralelisht me të do të xhirohet edhe videoja e këngës në bashkëpunim me Mc Kreshën.

Dy albume janë në plan për t’u publikuar së afërmi... Dhe po së afërmi pritet të bëhet edhe martesa me Eldin, të cilën Besa duket se po e pret e lumtur. Ende është e paqartë për numrin e fëmijëve që do të ketë, por e sigurt është që ajo do të jetë një nënë model. Për të mësuar më shumë rreth jetës dhe projekteve të yllit të skenës sonë, ju ftojmë të lexoni këtë intervistë mjaft interesante.

Besa, kemi parë së fundmi bashkëpunimin tuaj më të ri me LLP, një DJ shumë i njohur rumun. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë këngë dhe cili është impakti që keni marrë?

Impakti ka qenë shumë pozitiv dhe kemi pritshmëri të larta. Në muajin maj do të realizohen edhe xhirimet e videoklipit si pasojë e feedback-ut pozitiv të marrë nga shtëpia diskografike. Kënga ka hyrë në klasifikime dhe po transmetohet në radio e club-e.

A e synoni ju tregun europian?

Besoj se kjo është një dëshirë e të gjithë artistëve.

Dimë që këtë vit do të sillni në treg dy albume të reja. Pse dy?

Pasi kam disa vite që nuk publikoj një album të ri dhe kam realizuar shumë këngë, të cilat nuk dëshiroj t’i mbaj më vetëm për vete (qesh). Përtej shakasë, ka qenë një dëshirë e hershme të realizoja një edicion special të një albumi, pra 2 albume në një, por në këtë rast, veçantia është se këto dy albume do të publikohen më vete, me cover-a të ndryshëm, për t’u dhënë mundësi dëgjuesve që të zgjedhin të blejnë CD-në e tyre të preferuar.Janë dy albume që kanë individualitet për shkak të shumëllojshmërisë së këngëve e zhanreve, tematikave dhe trajtimit. Në tërësi është një reflektim i botëkuptimit tim si artiste për këto vite të miat në muzikë.

Sa kohë keni që punoni për këto albume? Do të përmbajnë këngë tërësisht të reja, apo do të ketë edhe hite tuajat?

Në fakt kemi kohë që punojmë për selektimin dhe realizimin e këngëve, veçanërisht atyre të rejave. Albumet do të përbëhen kryesisht nga këngë të reja, dhe sigurisht, këngët e mia më të spikatura e të suksesshme ndër vite.

Pra, pritet të kemi plot këngë të reja… Kur do të prezantohet e para prej tyre?

Për momentin jam duke punuar për një këngë të re, në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Mc Kresha. Jam shumë entuziaste për këtë projekt, ku përveç të tjerash do të vij ndryshe. Shpresojmë ta promovojmë në fund të pranverës.

Kohët e fundit, emri juaj ka nisur të përflitet edhe në qarqet politike. Do të kandidoni për deputete?

Deri në këtë moment, unë nuk kam ndonjë të re të kësaj natyre.

Po mirë, besoj se me fushatën do të angazhohen

i?

Këtë vit Besën do ta shikoni shumë më të përfshirë në fushatën elektorale se çdo herë tjetër.

Për cilën parti do loboni?

Do loboj për koalicionin e opozitës.

Si e sheh Besa politikën shqiptare?

Si një mjet të mirë për të ndryshuar pozitivisht Shqipërinë dhe jetën e popullit.

Në rast se sot do të kishit mundësi të ndryshonit diçka në Shqipëri, çfarë do të bënit?

Do të përfshihesha me zemër.

Flasim pak për dashurinë... Si po shkon marrëdhënia juaj?

Marrëdhënia ime shkon shkëlqyeshëm (qesh).

E mendoni veten nuse?

Shpresoj së shpejti (qesh).

Si e imagjinoni dasmën tuaj?

Kam një përfytyrim se si dëshiroj të jetë, siç besoj ka çdo njeri, por do e mbaj edhe pak sekret (qesh).

Sa fëmijë dëshironi të keni?

Dy, edhe pse ndonjëherë kam fantazinë e “shfrenuar” se mund të ishin katër (qesh).
(Bluetooth)

Besa Kokedhima, Politika Në Fokus