>
BIOSHQIP

Besa Kokedhima Di Të Jetë Edhe “Hot”

24-07-2013
"Folie" quhet kënga më e re e ardhur këto ditë nga këngëtarja Besa Kokëdhima, që në fakt na sjell një Besë e cila duket mjaft e nxehtë. Ndoshta duke i referuar edhe stinës së nxehtë, por artistja duket mjaft seksi, një anë që më parë ajo nuk është se ka treguar aq shumë, por edhe kënga e realizuar me një video mjaft të bukur dhe verore nga produksioni 'Provideo' është mjaft e bukur dhe po dëgjohet shumë në këtë ditë, duke u kthyer në një nga hitet e kësaj vere. Kënga është xhiruar në një club ku lidhet edhe shumë me ngjarjen, ndërsa është xhiruar edhe në jug të Shqipërisë që sipas Besës ka dashur të tregojë edhe vendlindjen e saj të bukur. Ndërsa kënga është punuar nga Elgit Doda dhe ka një ritëm që të bën për vete.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Besa Kokedhima Di Të Jetë Edhe “Hot”