>
BIOSHQIP

Besa: “Ja Si U Ndjeva Kur Fitova Këngën Magjike”

06-12-2013
"Tatuazh në zemër" është kënga tirumfuese e festivalit Kënga Magjike 2013 interpretuar nga Besa Kokedhima. Me muzikë dhe orkestrim të Darko Dimitrov dhe tekst të Alban Skënderaj, kënga "Tatuazh në zemër" u pëlqye nga një masë e gjërë e kolegëve të saj të cilët e quan drejt fitores. Në këtë intervistë Besa na tregon më shumë rreth emocioneve që ka përjetuar gjatë këtij festivali...

TeksteShqip: Besa, kënga juaj "Tatuazh në zemër" doli fituese në edicionin e 15-të të Këngës Magjike. Si ndjeheni pas fitores?

Besa: Jam shumë e kënaqur. Ky çmim do të thotë shumë për mua dhe karrierën time. Mendoj se është kurorëzim i punës time disa vjeçare në muzikë.]



TeksteShqip: Kujt ja dedikon këtë sukses?

Besa: Këtë sukses ja dedikoj nënës time, njeriut më të shtrenjtë!

TeksteShqip: Sa ka qenë e pritur kjo nga ty?

Besa: Pas shumë vitesh karrierë kam mesuar të mos pres asgjë (Qesh). Përpiqem të bëj më të mirën time dhe të mos fokusohem në pritshmëri. Por siç do artist, e kam dëshiruar shumë.

TeksteShqip: Një çmim tjetër që ju rrëmbyet në finale ishte edhe "Best Dance". E keni pritur këtë çmim?

Besa: Aspak, një kënaqësi e dyfishtë.



TeksteShqip: Cilat do të jenë projeket e tua pas Këngës Magjike?

Besa: Sapo kam përfunduar xhirimet e klipit më të ri, bashkepunim me 2Po2, "Zemrën dot nuk ta lexoj". Kënga është një baladë RnB, dhe është planifikuar të publikohet javën e parë të Janarit. Gjithashtu së shpejti do të publikoj albumin e ri "Tatuazh në Zemër".



TeksteShqip: Besa, ne të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Besa: Që i dua dhe i falenderoj pa masë për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kanë treguar, kanë qenë fantastike dhe gjithçka në muzikë e bëj për ta!
(Teksteshqip.Com)

Besa: “Ja Si U Ndjeva Kur Fitova Këngën Magjike”