>
BIOSHQIP

Besa Vendos Edhe Qershinë Mbi Tortë Për Këtë Vit

25-12-2013
Viti 2013 ishte i artë për këngëtaren Besa Kokëdhima. Pas triumfit në "Kënga Magjike" me këngën “Tatuazh Në Zemër”, ajo vendos edhe qershinë mbi tortë për këtë vit, duke u bërë një dhuratë shumë të bukur fansave te saj.

“Besa për festat...” titullohet përmbledhja me 8 këngë Krishtlindjesh, që janë publikuar me video në orët e fundit në kanalin e saj zyrtar në Youtube. Një traditë kjo e njohur për këngetarët e huaj, që me rastin e festave publikojnë përmbledhje me këngë tradicionale për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Për këtë album Besa ka punuar me disa nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare dhe me producentin e saj Darko Dimitrov, ndërsa për realizimin e videove është kujdesur produksioni ProVideo. Xhirimet janë kryer në qënder të kryeqytetit, në sheshin Skenderbej, në një atmosferë të krijuar apostafat për festat. Kjo është lista e këngëve që Besa interpreton:

1. O Nate E Shenjte
2. Gezuar Krishtlindjet
3. Nate E Shenjte, Nate E Qete
4. Zilet Tring
5. Nje Kembane Po Jehon
6. Tatuazh Në Zemër
7. Le Te Shkoje
8. Nen Qiellin Magjik Ne Do Kercejme
(Teksteshqip.Com)

Besa Vendos Edhe Qershinë Mbi Tortë Për Këtë Vit