>
BIOSHQIP

Besa: “Besniku Ishte Zgjedhja E Duhur Për Këngën E Re“

12-02-2014
Kanë kaluar vetëm dy ditë nga dalja në Youtube dhe kënga më e re e këngëtares Besa Kokëdhima e cila vjen në bashkëpunim me reperin kosovar 2Po2 ka thyer rekord duke arritur mbi 2 milion klikime.

E kontaktuar nga “Shqiptarja”, Besa rrëfen disa detaje të klipit më të ri, bashkëpunimin e goditur me reperin e 2Po2, Besnikun si dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim të këtij viti.

Kënga e titulluar “Zemrën dot nuk ta lexoj”, është rep-baladë që rikthen vrullshëm në treg Besën dhe reperin 2Po2.

Kënga vjen me muzikë të Darko Dimitrov, kurse teksti vjen si bashkëpunim mes Olti Currit, 2po2 dhe vet Besës.

Videoklipi me shumë skena interesante, ku vetëm pak orë pas daljes është komentuar pozitivisht është realizuar nga “ProVideo”.



Kanë kaluar vetëm dy ditë nga dalja e klipit "Zemrën dot nuk ta lexoj" për të goditur fansat tuaj, një bashkëpunim mjaftë i arrirë. Si ndjeheni?

Kënga dhe video janë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për këtë jam vërtet e kënaqur. Bashkëpunimi gjithashtu është pritur me entuziazëm; Besniku ishte zgjedhja e duhur për këtë këngë.

Nga klipi në klip gjithmonë vini në një tjetër dimension tuajin?

Videoklipi është konceptuar për të qenë shumë inovatore përsa i përket imazhit. Ndërkohë, dimensioni tjetër është sa klasike në mesazh dhe emocionet që përcjell për fansat.

Ajo çka është vlerësuar në këtë klip është stili dhe perfomanca juaj?

Video është punuar në çdo aspekt e detaj për të qenë e një standarti shumë të lartë. Sigurisht, që ka surpriza edhe në look e interpretim. Siç e kam thënë edhe më parë, unë jam në evoluim të vazhdueshëm artistik, si me muzikën ashtu edhe me interpretimet, performancat dhe look-un. Në çdo dalje kërkoj perfeksion dhe arritje artistike.

Cilat janë projektet që do t’iu ndjekin në vazhdim të këtij viti pas klipit që ka dal në treg?

Pas publikimit të albumit të festave, si dhe video këngës "Zemrën dot nuk ta lexoj" në bashkëpunim me reperin 2Po2, do të publikoj dhe albumin tim të ri. Mund të zbuloj gjithashtu se jam duke punuar për një tjetër bashkëpunim me një artiste të mrekullueshme shqiptare me sukses ndërkombëtar.
(b.t/shqiptarja)

Besa: “Besniku Ishte Zgjedhja E Duhur Për Këngën E Re“