>
BIOSHQIP

Besa Rikthehet Së Shpejti Si “Mbretëreshë”

11-05-2014
Duket se këtë vit do të kemi “bum” hitesh, nëse shikojmë paralajmërimet e këngëtarëve.

Pas reperit kosovar, Getoar Selimit-Geti, i cili do të vije në duet me Tunën dhe videos që po realizon Genta Ismajli, së fundi edhe këngëtarja më ‘In’ për momentin në Shqipëri do të publikojë një këngë të re.



Bëhet fjalë për Besa Kokëdhimën e cila ka bërë të ditur se në fund të muajit maj do të publikojë këngën e saj më të re. Ajo titullohet "Mbretëreshë", ndërsa do të promovohet në treg edhe me një video.

Data e premierës është caktuar më 29 maj, kohë perfekte për sezonin muzikor veror, që është dhe sezoni me prurjet më të shumta të artistëve në vend.

Kujtojmë se muaj më parë këngëtarja 28-vjeçare ka lansuar këngën “Zemrën dot nuk ta lexoj”, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me hip-hop artistin Besnik Canolli-2po2.


Besa Rikthehet Së Shpejti Si “Mbretëreshë”