>
BIOSHQIP

Besa Bëhet Flokëkuqe

13-02-2015
Se janë inspiruar gjithmonë nga njëra-tjetra tashmë e dijmë. Mjafton që një nga këngëtaret tona të bëj një veprim dhe si ajo veprojnë edhe kolegët tjera.

Një shembull më i zakonshëm është pamja e jashtme, përkatësisht ngjyra e flokëve. Pas Dafina Zeqirit që i bëri flokët e kuqe para disa kohësh, edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj mori një vendim të tillë.

Së fundmi flokëkuqe e kemi parë edhe Çiljeta Xhilaga. Ndërsa këngëtarja flokëkuqe e ditëve të fundit është edhe Besa Kokëdhimba.

Ajo ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet se si ka ndryshuar pamja e saj dhe me këtë ndryshim ajo nuk dukej keq.
(Indeksonline)

Besa Bëhet Flokëkuqe