>
BIOSHQIP

Të Hënën Publikohet Klipi “Nuk Kthehesh Ti” Nga Besart Halimi

08-04-2016
Këngëtari kosovar Besart Halimi ka bërë të ditur se të hënën nga ora 20:00 do të publikojë këngën e tij të re.

“Nuk Kthehesh Ti” titullohet kënga e re nga Besart Halimi, e cila është një baladë, ka bërë të ditur vet këngëtari.

“Kënga është një baladë e dhimbshme që anon pak në stilin e muzikës greke dhe ballkanike. Besoj se kjo këngë do të jetë njëra ndër këngët që do t’më sjell suksesin më të madh deri më tani nga këngët e mia”, ka thënë Halimi për Koha.net.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Kreshnik Avdiu, kurse orkestrimi është bërë nga Ardian Kastrati. Kënga vjen me videoklip, të cilin e ka punuar Asha, ndërsa mixin e saj e ka bërë Johan Bejerholm.
(Telegrafi)

Të Hënën Publikohet Klipi “Nuk Kthehesh Ti” Nga Besart Halimi