>
BIOSHQIP

Besart Halimi: “Më Mungon Shumë Fëmijëria”

14-06-2014
Është njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer të skenës sonë. E si i tillë edhe jeta e tij private e çdo gjë rreth tij është interesante për publikun. Ndonëse përmes intervistave të shumta Besart Halimi është munduar të prezantojë veten sadopak e t'i tregojë publikut për angazhime dhe karrierë, ai kësaj radhe përmes një interviste në gazetën Tribuna ka shpalosur shumëçka që deri tani nuk ka pasur mundësi të tregojë...

Me pak fjalë si e kujtoni fëmijërinë tuaj?

Si çdo fëmijë kam qenë i lazdruar edhe unë, ndërsa të familjes më tregojnë që kam qenë i vështirë. Jam marrë me sporte shumë, aq shumë sa që një javë kam shkuar në tenis, një javë në basketboll, një tjetër futboll, madje kisha përshtypjen se të gjitha i di. (qesh). As muzikën s’e kam lënë asnjëherë anash, gjithë kohën nëpër shtëpi është dëgjuar zëri im. Më mungon shumë fëmijëria, ka qenë kohë e mirë pa stres. E vetmja gjë që mendoja ka qenë loja.



Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?

Është filmi “Titaniku” filmi i cili nuk më bëhet bajat asnjëherë, ndërsa libri që më ka bërë më së shumti përshtypje është libri nga Blendi Fezviu kushtuar Enver Hoxhës.

Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?

Më i shtrenjtë...nuk e di, është ndoshta një setër që e kam blerë në Angli. Po mendoj që ajo është gjëja më e shtrenjtë që e kam blerë aq sa po më kujtohet për momentin.

Cila është e meta juaj më e madhe?

E meta ime më e madhe është që po fle deri vonë. Kjo po më pengon shumë te vetja.

Çfarë vëren fillimisht të një femër

Vetëm ai që nuk e pranon thotë ndryshe, pasi që bukuria është ajo që e para të bie në sy, pastaj normalisht e zënë vendin virtytet e mira dhe sjellja, por bukuria është ajo në shikim të parë.



Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?

Të gjithë atyre që i kanë nga dy fytyra. Unë ata persona nuk mund t’i duroj aspak dhe gjithmonë iki nga ta.

Hobi juaj i preferuar?

Përveç muzikës është tenisi dhe futbolli.

Çfarë mund të ju nervozojë në moment?

Nëse dikush më thotë se një punë ka me dalë ashtu si duhet dhe nuk del, kjo gjë më bën nervoz.

Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?

Ndihmë për herë të fundit... hmmm, nuk më kujtohet. I frikësohem ujit në përgjithësi... në det frikësohem shumë.

Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?

Pa telefon nuk dal asnjëherë, kthehem e marr nëse ndodh ta harroj ndonjëherë.



Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?

E falënderoj Zotin që më ka falë kështu si jam me të mirat dhe të këqijat që i kam.

Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?

Goxha moti nuk kam hipur.

Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro, ku i kishit shpenzuar më parë?

Normalisht fillimisht besoj si secili njeri kisha ndihmuar ndokënd që e di unë që ka nevojë. Pjesën tjetër ia kisha dhënë familjes time dhe gjithashtu kisha menduar të investoj në muzikë dhe në diçka që në të ardhmen ia kisha parë hairin, dmth do të kisha investuar në ndonjë biznes fitimprurës.

Destinacioni i juaj i ëndrrave?

Destinacionin e ëndrrave e kam përjetuar kam qenë në Nju-Jork dhe në Miami.

A bëni punë shtëpie?

Valla jo.. rrallë, rrallë ose hiç besa edhe nuk di të bëj punë shtëpie. Pastaj edhe nuk ka pas nevojë të bëj.
(Arbnora Xani)

Besart Halimi: “Më Mungon Shumë Fëmijëria”