>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore e kreu në vendlindje pranë shkollës 9-vjeçare "Haxhi Zenuni" Buçaj. Ndërsa arsimin e mesëm e ka kryer po në vendlindje në Shkollën e Mesme të Bashkuar "Ali Iber Nezaj" Tropojë. Aktualisht studion në UPT , në Fakultetin e Inxh.Matematike dhe Inxh. Fizike , Dega Inxh.Matematike. Në korrik të 2015 ka botuar librin e tij të parë me poezi me titull "AKOMA BESOJ". Ka marrun pjesë në disa aktivitete letrare si "E Diela Poetike" dhe " Konkursi Letrar Pena e Re ". Në konkursin e përmuajshëm letrar "Pena e Re ", në muajin tetor të 2015 poezia e tij me titull VENDI JEM është përzgjedhur si poezia më e mirë. Ka botuar disa herë poezi në gazetat kulturoro-letrare si Gazeta "NACIONAL " dhe Gazeta "MUZGU". Ka në dorëshkrim dy libra të tjerë, ku njëri është me poezi dhe tjetri një novelë.