>
BIOSHQIP

Besarta Krasniqi: Më Pëlqejnë Ardian Bujupi Dhe Elvana Gjata

03-10-2012
Ka disa vjet që ajo merret me muzikë dhe ka një stil shumë të veçantë në interpretim. Kjo është këngëtarja Besarta Krasniqi, e cila jeton në Gjermani afër Kassel, por është nga Kosova, ndërsa sapo ka lansuar një video të bukur, e cila ka marrë komente shumë pozitive nga ata që e kanë parë, me titull "Femrat si unë". Klipi i kësaj kënga është realizuar nga produksioni "Optix" në Prishtinë, por vajza e muzikës nuk kënaqet shumë dhe do gjithmonë më të mirën. Videoklipi i saj i parë, nëse ju kujtohet, ka qenë "Besom", ku ishte e nominuar në "Best new artist" në "Zhurma Show 2011". Është një vajzë shumë çapkëne dhe simpatike, por na ka treguar se është ende beqare, ndërsa e pëlqen shumë zërin e Elvana Gjatës dhe të Ardian Bujupit.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Besarta Krasniqi: Më Pëlqejnë Ardian Bujupi Dhe Elvana Gjata