Biografia
Më datë 15 Prill 2019, Besiana publikon videoklipin "Loca". Theksojmë se instrumentalin e këngës e ka bërë vetë autorja në bashkëpunim me Bigdeal Records. Gjithashtu këngëtarja është kujdesur për tekstin së bashku me Timin.
Më datë 21 Shtator 2021, Gresa Behluli & Besiana publikojnë videoklipin "Numero Uno". Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku.
Më datë 17 Qershor 2022, Besiana publikon videoklipin "Crush A Love". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Petrit Sefaj & Silvi Mema kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Čekic.
Më datë 18 Tetor 2022, Besiana publikon videoklipin "Tash Jemi Një". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi u realizua nga Čekic. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.
Më datë 16 Gusht 2023, Besiana Behluli publikon videoklipin "Dilema".
Komente 0