>
BIOSHQIP
Biografia
Besim Bunjaku është një kantautor nga Prishtina. Jeton në Prishtinë dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë.

Është vëllai i kompozitorit të njohur Arsim Bunjaku. Ka kompozuar disa këngë për emra mjaft të njohur të muzikës siçjanë: Shkurte Fejza, Ilirët, Labi, Teuta Selimi, Shkenda Dubova etj.

Më datë 11 Tetor 2012, Besim Bunjaku publikon videoklipin "Shqiperi".

Më datë 16 Mars 2021, Besim Bunjaku publikon videoklipin "Enderr", në bashkëpunim me Vaxin.

Më datë 28 Shtator 2022, Besim Bunjaku & Gazmend Mehmeti publikojnë videoklipin "Sa Shumë Te Dua Prishtinë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Besim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin u kujdesën bashkarisht Besim Bunjaku & Ermal Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga Video Art, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Besim Bunjaku.

Më datë 22 Nëntor 2022, Motrat Duhani & Besim Bunjaku publikojnë videoklipin "Toka Jone". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimi u realizua nga Ermal Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga kompania Video Art.