>
BIOSHQIP
Biografia
Besim Kuçi u lind në një fshat të Pejës. Si i vogël fillon të merret me muzikë folklorike dhe antarësohet në Sh.K.A. “Ali Kelmendi” në Zahaç të Pejës në vitet e 80'ta. I insipruar nga këngetarët e Dukagjinit, si p.sh. Bajrush Doda, Augustin Ukaj, Lan Dobra etj. Në vitet e 90'-ta emigron në Gjermani në qytetin e Shtutgardit, ku fillon me disa shokë të merret me folklor, e pas një kohe bashkohen me Tafil Mulajn. Pas një kohe të gjatë duke vepruar si duet, i bashkangjiten Rifat Berishës dha marrin pjesë si trio duke kënduar nëpër klube e shoqata të ndryshme të Evropës. Kjo muzikë bazohet në melosin e vjetër dukagjinas, si p.sh. melosi i Rekës, poashtu ai i rajonit të Pejës, që është këndim tipik dukagjinas dhe që e ruan traditën shekullore.
DËRGOI:

KATEGORI: