TEKSTESHQIP

Besir Musliu
Era E Meshires
Lyrics

Kur fryen era i merr gjethet,
dhe e le pemën të shkretë,
mos ta dinim cka jane stinët,
kishim thanë pema ka vdekë.

Po sado qe gjethet bien,
prap ka rrënjet dega s'ndalet,
era është mëshirë hyjnore që i'a merr zemrës gjynahet.

Zemra për dashni është ba,
në çdo plag një ilaq ka,
në cdo tingull thërret nje za,
La ilahe il Allah...

Katër stinë kishte Jakubi,
ai i dashur pejgamber.
se Jusufi kur i humbi,
ja la jetën pa Pranverë.

Dhe i ranë vetllat nga malli,
sikur gjethet që bien nga pema,
Vjeshtë ju ba vera cdo vit,
cdo dimer ia duroi zemra.

Zemra për dashni është ba,
në çdo plag një ilaq ka,
në cdo tingull thërret nje za,
La ilahe il Allah...

*E saletu ve selam alejke ja resulallah*

Zemra për dashni është ba,
në çdo plag një ilaq ka,
në cdo tingull thërret nje za,
La ilahe il Allah...

Aty ku je me i forte,
do te thyhesh n'ket dynja,
për cdo thyrje ilaq ka,
La ilahe il Allah.

DËRGOI: