>
BIOSHQIP
Biografia
Besnik Nurkollari është këngëtar dhe gitaristi nga Prizreni, një figurë mjaft e spikatur dhe e dashur në skenën shqipetare sidomos në atë prizrenase. Besniku ka një karrierë me koncerte dhe mbrëmje muzikore të pa numërta dhe është personazh shumë aktiv dhe s'ka se si mos të njihet nga pibliku mbarë shqipetarë. Ishte anetarë i SHKA “Agimi” për disa vite dhe gjithashtu ka realizuar projekte me videoklipe si: “Nuk ma fal”, “Dëshiroj”, disa vite rresht ka bashkëpunuar me Menan Kiserin, poashtu këngëtar dhe gitarist. Në Zambakun e Prizrenit në vitin 2000 u paraqit me këngën “Është nje vend”, në 2002 poashtu në po këtë festival performoi këngën “Përgjithmonë vetëm”.

Besnik Nurkollari (Besnik Efendija) eshte lindur ne qytetin e Prizrenit edhe pse me prejardhje eshte nga qyteti i Gjakoves. Ai ka 30 vite qe mirret me muzike, filloi me muziken rock dhe ajo eshte muzika qe e pelqen me teper, por luan edhe muzike tjeter si ajo zbavitese, popullore etj.

Më datë 23 Dhjetor 2009, Besnik Nurkollari publikon videoklipin "Deshiroj".

Më datë 1 Mars 2019, Besnik Nurkollari publikon videoklipin "Nuk Ma Falë", në bashkëpunim me Dj Cimin.

Në Qershor 2019, Besnik Nurkollari merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Ndarjen Nuk E Dua", e autorit dhe tekst shkruesit Kujtim Gërmizaj me orkestrim të Ali Babayunus.

Më datë 28 Maj 2021, Hekuran Krasniqi publikon videoklipin "Thirre Shokun Najher", në bashkëpunim me Besnik Nurkollarin.

Më datë 17 Qershor 2021, Kengetare Te Ndryshem publikojnë videoklipin "Nata E Qefit Ne Prizren". Muzika e këngës u punua nga Hekuran Krasniqi, ndërsa teksti u shkrua nga Ismet Bexheti & Hekuran Krasniqi.