>
BIOSHQIP

(1947-2015)

Biografia
Betim Muço ishte shkrimtar shqiptar. Ai studioi për fizikë në Universitetin e Tiranës. Punoi fillimisht si mësues në Krujë. Nga 1974 deri në 2001 punoi si sizmolog ne Institutin e Sizmologjise të Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku fitoi gradat Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave e më pas titullin Profesor. Veç krijimtarisë letrare origjinale dhe publicistikës ka përkthyer në shqip një sërë autorësh si Grin, Bellou, Mishima, Munro, Xhojs e Nabokov. Nga viti 2001 jetoi e punoi në SHBA. Betim Muço u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare më 15 Janar 2014. Vdekja e tij është një humbje jo vetëm për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë, por edhe për shkencën e letërsinë shqiptare. Betim Muço ka lëvruar prej shumë vitesh poezinë, tregimin dhe romanin, duke tërhequr vëmendjen dhe vlerësimet e publikut dhe kritikës me realizmin dhe nivelin e krijimtarisë së tij shumëvëllimëshe.