>
BIOSHQIP

Big Bang Producenti I Hiteve Për 2015-Tën

31-12-2015
Jo rrallë herë kemi pasur rastin që këtë vit të dëgjojmë emrin e Big Bang apo Arbër Gjikolli me emrin e tij të vërtetë.

Big Bang Beats është producenti i njohur i cili prej vitesh jeton në Prishtinë dhe ka të hapur studion e tij "Red Box Entertainment", pjesë e së cilës është edhe ndihmësi i tij Stash, apo i njohur si Shpat Shala.

Shumë hite gjatë këtij viti ishin të prodhuara nga studio e Big Bang. "Shumë Pis" e Erës & Ledrit i cili ishte hiti i verës 2015, u prodhua nga duart e Big Bang & Stash.

Por jo vetëm kaq, edhe kënga fituese e Top Fest 12 "Shko" e Ermalit, Lumiit, & Ledrit është punuar nga po i njejti producent.

Këto janë hitet që Big Bang ka punuar për këtë vit:

Ermal, Lumi B & Ledri - Tavolina
Lyrical Son - Athu Kush
Era Istrefi - Shume Pis
Era Istrefi - Njo si ti
Ermal, Lumi B & Ledri - Shko
Gjiko - Si me def
Gjiko & Mc Kresha - Edhe 3
Dafina Zeqiri - Shume qef
Dj Flow , Dafina Zeqiri & Lumi B - Rude Girl
Ledri Vula - SRMN
Lumi B - Hi Lumi
Era Istrefi – Bonbon

Ky sukses e bën Arbrin producentin më të të suksesshëm gjatë këtij viti.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Big Bang Producenti I Hiteve Për 2015-Tën