>
BIOSHQIP
Biografia
Arbër Gjikolli, i njohur ndryshe si Big Bang Beats, është pjesëtari i tretë i grupit KAOS. Tash e shumë vite Arbri jeton në Londër ku vazhdon edhe punon.

Është producenti i hiteve më të mëdha të cilat kanë bërë një boom vitet e fundit.
BigBang, siç duket tashmë e ka në duar atë se çka kërkon publiku shqiptarë.
Ai ka bërë hite të ndryshme si këngën “Shko” nga Ermali, Lumi dhe Ledri, që ishte fituese e Top Fest 12, e shumë këngë të tjera. Derisa ai është edhe kompozitori i mega-hitit “Shumë pis” nga Era dhe Ledri të cilët kanë korrur jashtzakonisht shumë sukses me këtë këngë.

Këto janë edhe disa nga hitet të BigBang siç: “Njo si ti” nga Era Istrefi, “Shumë qef” nga Dafina Zeqiri, “Hi Lumi” nga Lumi B, “A thu kush” nga Lyricel Son, “Le Mama” nga Nora dhe Gena, “100 probleme” nga Ledri, “Hallakama” nga Ledri, “I Asaj” nga Tuna dhe “Ani ani syn” nga Tingulli trentë dhe Flori etj.

Më datë 26 Dhjetor 2019, Dhurata Dora & BigBang publikojnë videoklipin "100 Shkallë". Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli).

Më datë 6 Qershor 2023, Big Bang, Gjiko & Buta publikojnë videoklipin "Tento". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Gjiko & Buta. Produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli).

Në vitin 2023, Big Bang, Gjiko & Buta publikojnë albumin "Manuali Ep".