>
BIOSHQIP

Big Basta I Dashuruar Kokë E Këmbë Në Vesën

09-06-2015
Lajmeve për ndarjen e mundshme mes Vesa Lumës dhe reperit nga Shqipëria Big Basta,ky i fundit i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale.

Vesa dhe Bigu njihen për dashurinë e madhe që shprehin për njëri tjetrin kohë pas kohe dhe thashethemeve për një ndarje të mundshme mes tyre Bigu u është përgjigur duke publikuar një foto të Vesës në profilin e tij në “Instagram”,transmeton Lajmi.net

“Dështimet në jetët e tyre nuk pasqyrohen me suksesin e lidhjes sonë dhe me dashurinë që kemi mbledhur për njëri tjetrin,të dua çdo ditë si herën e parë”,ka shkruar ndër të tjera reperi në mbishkrimin që ka lënë në foton e Vesës duke i ofruar mbështetje për projektin që ka nisur Vesa me emisionin “E diela me Vesën”.
(Indeksonline)

Big Basta I Dashuruar Kokë E Këmbë Në Vesën