>
BIOSHQIP

Edhe Big Basta Lutet Për Kosovën

24-10-2015
Të gjithëve na kanë rënë në sy së fundmi trazirat e ndodhura në Kuvendin e Kosovës. Populli janë tejet të ndikuar nga ajo se çfarë shohin në televizor, por këto ngjarje kanë arritur edhe në Shqipëri.

Edhe artistët janë ata të cilët kanë shprehur keqardhje për atë se çfarë po ndodh dhe janë lutur për një rregullim sa më të shpejtë të kësaj gjendje jostabile.

Big Basta, reperi i njohur nga Shqipëria ka publikuar sot në rrjetin e tij social në Instagram fotografinë e flamurit të Kosovës,m ku në mbishkrimin e saj ka shkruar: "Zot ndihmoje kosoven dhe popullin shqiptar ne keto dite te veshtira dhe mos lejo te ndodhe asgje e keqe, sepse jo pak ka vuajtur per shekuj me rradhe!!! #perkosoven #populliskafaj"

Reperi ka një lidhje të veçantë me Kosovën pasi bashkshortja e tij, këngëtarja Vesa Luma është nga Prishtina.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Edhe Big Basta Lutet Për Kosovën