Më mbaj mend (për 1 muaj)

Big Basta: Fejesa Me Vesa Lumën Bëhet Në Një Ceremoni Private

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6
[06-10-2012]
Është tashmë zyrtare dhe e vërtetë. Çifti simpatik i këngëtarëve Big Basta dhe Vesa Luma janë të fejuar.

Burime të afërta me çiftin bëjnë të ditur për THASH&THEM, se dy artistët janë fejuar javën që lamë pas në Prishtinë, në një ceremoni të ngushtë dhe private.

Big Basta ka shkuar në Kosovë së bashku me prindërit e tij, ndërsa Vesa ka pasur të pranishëm vetëm rrethin e saj familjar.

Çifti e bëri publike lidhjen e tyre dy-vjeçare vetëm në muajin korrik të këtij viti, muaj që përkon edhe me lançimin e albumit "Radio&Club" të reperit shqiptar.

Ndërkaq mësohet se Big Basta do të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të "Këngës Magjike" së bashku me Enca Haxhia, ndërsa Vesa është duke punuar për albumin e saj të ri.
 (THASH&THEM)



Komente 1