>
BIOSHQIP

Big Basta Kërkon Të Lihet Rehat Nga Femrat

05-11-2012
Reperi nga Shqipëria, Big Basta, duket se ka probleme me njerëzit "e obsesionuar" për të.
Edhe pasi lidhja e reperit me këngëtaren Vesa Luma u bë publike në Kosovë e Shqipëri, ai vazhdon të ketë telashe me femrat e habitura pas tij.

Në rrjetin social personal të tij, Big Basta ka postuar këtë mesazh:

"Për të gjithë ata që më urrejnë, unë e kam një mesazh. Ndaluni së qeni të obsesionuar për mua. Unë kam një vajzë".

Me fjalën e fundit ai e ka menduar pikërisht Vesa Lumën, me të cilën para disa muajve u fejua. Nuk dihet se për kë e ka gjuajtur këtë kunj, por tashmë artistët e kanë bërë të modës që shqetësimin dhe çdo gjë të tyre ta shprehin nëpërmjet rrjeteve sociale.
(Telegrafi)

Big Basta Kërkon Të Lihet Rehat Nga Femrat