A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”


Choose star rating

Rating:  3.7 / Votes cast:  13
[27-11-2017]
Shumë shpejtë një këngë e re nga Mc Kresha dhe Big G Reperi i mirënjohur Mc Kresha do të vij shumë shpejt me një bashkëpunim të ri. Kësaj radhe Mc Kresha ka bashkuar forcat me një reper me emër Big G, me të cilin pritet të sjellë këngën “I dehur”.

Big G ka treguar se kënga do të publikohet afërsisht pas një muaji, por se ende nuk dihet sakt se kur. Bahri Aliu aka Big G thotë se bashkëpunimi me MC Kreshën erdhi si shkak i një shoqërie të gjatë dhe respektit të ndërsjellë.

“Bashkepunimi erdhi se me MC Kreshen njihemi edhe kur filluam karrieren fill mbas luftes dhe na ka rastis te performojme ne koncerte dhe te takohemi dhe bashkepunimi vjen edhe si respekt i ndresjell dhe si kontribues ne muziken hip hop me qene se une si Big G dihet se kenget qe i realizoj jone paksa me te veshtira per tu kapur shpejt nga publiku me 1 fjal jone me cilesore dhe i duhet kohe pak me shume po kjo u kon deshira ime prej qe kem fillu te jem sa me pergjegjshem ne muzik dhe si deshire per tu pasunuar fonotekat me muzike cilesore si ne radio dhe tv”, ka thënë Big G në një prononcim me shkrim që bëri.

Big G ka disa kohë që ka hyrë në tregun muzikor, dhe ka marrë pjesë në disa festivale. Reperi ka një album, i cili ishte publikuar në vitin 2000.
 (21Media)

      Big G - I Dehur [Teksti dhe Klipi]




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018