>
BIOSHQIP

Big Mama Përqafohet Me Ramush Haradinaj

06-09-2015
Këngëtarja Big Mama ishte shumë aktive dhe e angazhuar gjatë kësaj vere me këndime "live" nëpër dasma & ahengje të ndryshme familjare. Nga shumica e këtyre mbrëmjeve që ajo mban, Big mama zgjedh që të postojë nga një foto prej së cilt vend për të treguar se si ka kaluar.

E në një nga këto mbrëmjet mesa duket ka qenë i ftuar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin Big mama nuk ka nguruar që të shkojë, ta përqafojë dhe të bëjë një fotografi.

Pasi kanë dalë së bashku në foto Big Mama e ka postuar atë në rrjetin e saj social në Instagram duke e shoqëruar atë me një mbishkrim shumë interesant "“kush o ma i forti ramush roboti 😂😁”
(B.A/Teksteshqip.Com)

Big Mama Përqafohet Me Ramush Haradinaj