TEKSTESHQIP

Big Night
Gjysa E Zemrës
Lyrics

BiG NiGhT

A din qa du met than, diqka qe sun pe maj
diqka qe ja vlen, kur zemra mushet me vaj
qysh u rita pa ato, qe shum o ka mungon
a din sa mka marr malli, met thirr niher oj nan
e di fajat kush i ka, se e di qysh na rite
zemra jem sosht e qet, kur u ndam prej asaj dite
sa her ta shoh lotin n'sy, kur takohemi me ty
n'zemer tem je gjithmon, aty t'kom mshel me dry
po du met pas ngat, si krejt me nana t'veta
po du mu kan n'prenin ton, sa t'egziston jeta
e qishtu, na jetima tash jemi rit oj nan
jemi bo burra t'mdhaj, po pa ty nuk po shkon
e di vujtjet e tua, sa lotin ti e qite
po qysh be loqka jem, asniher sna bertite
e ki dit gjithmon, qe diqka nuk osht n'rregull
kur t'shoh e kom drit, e kur sje e kom mjegull

ReF: (2x)

Ey, nan, sa her menoj per ty
e di t'ndjej me zemer, t'kujtoj me lot ne sy
dashnia ska mem hup kurr, sa jom une gjall
kurgjo s'kisha desht, veq me ma bo hallall

Zoti osht me mu, aii zemren ma qetson
se zoti kon e don, dije qe e sprovon
mi shoh fotografit, sa ambel buzqesh
ish kon shum ma mir, tishim kon bashk me kesh
pom kujtohen shum sene, qe spo muj mi harru
mka marr malli, nan me ty te dajt me shku
a t'kujtohet at'her, kur u takum mas 10 vite
qfar gzimi pate, zanin tem kur e nite
kishe ndryshu si shum, sa qe s'tnjofta as vet
thojsha, o zot i madh, a osht ander a realitet
pe pres diten me ardh, met perqaf si at'her
sme mjafton 1 muj dit, po du met pas perher
sa her ki kajt per neve, edhe ala po kan
ti gjithmon je n'zemer tem, veq largsia na ndan
e falenderoj zotin 1 her n'vit qe pot shoh
po du met pa ma shpesh, duro mos u dorzo

ReF: (2x)

Ey, nan, sa her menoj per ty
e di t'ndjej me zemer, t'kujtoj me lot ne sy
dashnia ska mem hup kurr, sa jom une gjall
kurgjo s'kisha desht, veq me ma bo hallall

Zdi a e din, kaniher pom dridhet trupi
pom kall malli per mu qmall, qe dashnin se hupi
bile shpesh po menoj, pse qishtu e pata jeten
ala ma i fort se guri, po mburrna me t'verteten
hatri zotit tem, du me pas zemren e gjon
bash per inati t'atynve qe kan qef un mos me kon
nan, zdin qysh jom rit, shpesh her um ka rit nata
tash nat e kom emrin, qeshtu um qelloj nafaka
pom dhimet qajo gjyshe, qe ala si nan e kom
un per ty a t'lutna n'zot, le te jet per ni dhan
njeri mir ka leh me hek, kjo kuptohet pa dyshim
do um kqyrin me sy t'shtremt, do vet ma falin dashnin
a ke fmi a ke i madh, a osht djal a osht femen
BiG NiGhT i don t'mirt, nuk osht qe lufton per emen
kjo ke pjes e jetes, jo e tanes po e temes
fjalt e mia jan t'verteta se, i kom nxerr pi zemres

ReF: (4x)

Ey, nan, sa her menoj per ty
e di t'ndjej me zemer, t'kujtoj me lot ne sy
dashnia ska mem hup kurr, sa jom une gjall
kurgjo s'kisha desht, veq me ma bo hallall

Yeah, hëë, ky sen u bo shok, met kallzu, qa osht kur ki nan edhe kur ski nan, e BiG NiGhT e din, se deri tash ala um mungon, gjysa zemrës, e vertet

DËRGOI: