TEKSTESHQIP

Big Wolf
Prizrenin Nuk E Shes
Lyrics
(Feat. Big Night)

yeahhhh ah eueeee, tungjatjeta prizren,
a pe kallim a, yeah wolf edhe night hajde,
wolfi a je gati, qa me bo hajde,
ouu ouu ouuu, euu euu euu euu yeah

BiG WoLF

Prizren per ty sot, qe na qa shkrujtem
e wolf edhe night, as 1 dit nuk shujtem
edhe pse vujtem, kurr sna nimove
un me ty jom krenu, ti me mu su krenove
okei so problem, veni jem e ki shpinen tem
e mu nal me menu, del loti n'sy tem
kush o kalaj, kush o lidhje e prizrenit
lumi i bistrices, jeshija e kti venit
ura gurit, uji i shadervanit
kinemaja lumbardhit, pazari i qylhanit
pijaci i vjeter, ose tregu i gjelbert
per ortakoll, dashni e perzemerT
monumente t´vjetra, sa xhamia e kisha
hamami centralla, marash bile rrisha
me krejt qeto sene, fundin tem e pres
mem dhan qa mem dhan, prap prizrenin nuk e shes(yee)

BiG NiGhT

Ref(2x)
qe qaa bina per venin ton na
krejt e dina qe na e bojna
qe kur vina qysh krejt festojna
o prizren per ty pesh e qojna

BiG NiGhT

o prizren, kqyre kqyre kush po vjen
ala jena ket ven, that nuk vina vina me naj sen
per mi permen, qato qe i kem harru
per me kallxu, qa o puna so shtir me perkutju
nuk po foli kryeveti, se e di senet qysh jon
ata qe luftun per neve, BiG NiGhTi si harron
sa krenar e ni veten, kjo dit qe na ka ardh
mburru more burr, kallxo a jem shqiptar
kena per qka me fol, kena mu orientu
sa her u qun me luftu, na luftun e fitum
lavdi per krejt, qe dhan gjak edhe jeT
respekt per veterana, ju rujt zoti komplet
paqe per kejt, kejt shqiptart krejt boten
let qohet kush t´qohet, po sun na marrin token
lavdohen s´lavdohen, me prizren krenohen
ala jan gjall trimat, qe kurr nuk dorzohen (eyy)

BiG NiGhT

Ref(2x)
qe qa bina per venin ton na
krejt e dina qe na e bojna
qe kur vina qysh krejt festojna
o prizren per ty pesh e qojna

BiG WoLF

a na takon mu kon ktu, me juve qetu
mahalla jem ka WoLF, qe mbuerret me mu
ku e kom bajram currin, tusuzin petroven
arbanen lek dukagjin, si me pas kosoven
kurrill jaglenic, hajde shadervani
oqamahall llokatro, ju di per ner um doni
ala boj muzik per ju, pa qmim nuk kthena
hatri i njerzimit, un po du me nejt knena

BiG NiGhT

hajde qe shtet i ri, qohu n´kom shqiptari
nuk po foli veq per neve, po per krejt n´pergjithsi
un e di pavarsi, un e di jena n´liri
bojm asi edhe ksi, a pe then edhe ti
kur e don kur se don, pa qare ti e feston
prizreni u qu nkom, jo veq 1 po krejt te ton
mitrovic mos harro, respektin e ki
inshallah shum shpejt, vim me festu te ti(inshallah)

BiG NiGhT

Ref(4x)
qe qa bina per venin ton na
krejt e dina qe na e bojna
qe kur vina qysh krejt festojna
o prizren per ty pesh e qojna

DËRGOI: