>
BIOSHQIP

Agon Amiga Vjen Solo Me “Amg”

24-05-2015
Reperi i njohur Agon Sylejmani i njohur si Agon Amiga karrierën e tij e filloi si anëtar i rep grupit Tingulli 3nt, e më pas ai u bë pjesë e labelit Babastars.

Ka me dhjetra këngë e klipe së bashku me anëtarin tjetër të grupit Getin, por kësaj rradhe Agoni ka vendosur të vijë me një këngë solo.

"Amg" titullohet projekti i tij më i fundit, muzikën e të cilës e ka punuar Kico n Torch, e ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Agon Amiga. Videoklipi është realizuar në Tiranë nga MAX Production.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Agon Amiga Vjen Solo Me “Amg”