>
BIOSHQIP

Bigg V Vjen Me Një Tjetër Surprizë!

10-10-2015
Hip-hop këngëtari i ri nga Tetova, Valdrin Islami i njohur si Bigg V, pas dy projekteve të suksesshme të cilat i lançoi gjatë verës që shkoi "Whats’up Tetovë" dhe "Theje shishen", për momentin është duke finalizuar një tjetër projekt të ri. Bëhet fjalë për një këngë tepër ritmike që do të nxehë atmosferën në klubet shqiptare në këtë kohë të ftohtë. Bigg V edhe për këtë këngë është duke punuar me Dj Nagon, ndërsa masterizimin e bën në një studio të njohur në Prishtinë. Përveç këtij projekti, ai është duke punuar edhe për një këngë të re me të cilën do të prezantohet në ‘’Shkodra Fest’’ por kjo këngë do të jetë duet. E pas festivalit, hip hop këngëtari do të futet në studio për realizimin e disa materialeve të reja për xhirimet e fundvitit, ndërsa tregon se viti i ardhëshëm do jetë me më shumë projekte e bashkëpunime, pasiqë seriozisht i është futur tregut muzikor.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)

Bigg V Vjen Me Një Tjetër Surprizë!