TEKSTESHQIP

Bik Ndoja
Jargavan Me Ngjyrë Të Gjallë
Lyrics

Jargavan me ngjyrë të gjallë
Zogjtë bajnë pushim tek ti.
Në kopshtije gjindesh rrallë
Aman kush kimetin jo nuk ta din!
Në kopshtije gjindesh rrallë
Aman kush kimetin jo nuk ta din!

Bar me erë që rrin n’saksi
Dritaret na i zbukuron.
Elbaroza me madhni
Aman verë as dimën, gjeth’t s’i l’shon.
Elbaroza me madhni
Aman verë as dimën, gjeth’t s’i l’shon.

Çu përhap karajfili
Anë për anë gonxhe rrethu’
Ndër saksija edhe ky çili
Aman përreth tyre gjethe ka lëshu.
Ndër saksija edhe ky çili
Aman përreth tyre gjethe ka lëshu.