>
LETERSISHQIP

Në Shtëpinë E Bilal Xhaferrit

Po vij në shtëpinë tënde Bilal.
Në shtëpinë tënde muze.
Po vij të të takoj me shumë mall.
Si dy miq të pimë një kafe.

E të molloisim bashkë gjat e gjerë.
Sa shumë gjëra kemi për të thënë.
Për Çamërinë ç'duhet bërë.
Po vuan në robëri ajo nënë.

Të ulemi në atë tavolinë të vjetër.
Nën dritën e llambës me vajgur.
Në dorë një penë e një letër
Në zemër Çamërinë me flamur.

"Balada çame"që shkrove Bilal,
Ështe hymn për Çamërinë
Veç një zemër plot dashuri e mall
Këndon kaq bukur për lirinë.

Ti ike shume larg,në Amerik.
Unë erdha këtu në Shqipëri.
Por çamit, sa do larg të ik or mik
Zemra i mbetet në Çamëri.

Të erdha vëlla,jam i shqetësuar.
Të erdha te shtëpia.
Toka çame na do të bashkuar.
Nuk jam vetëm.Është me mua gjithë.....ÇAMËRIA.