>
BIOSHQIP

Bimbimma: “Jam Duke Përgatitur Albumin E Ri”

31-07-2014
Është një reper i njohur i cili dallohet me llojin e teksteve që bënë. Bëhet fjalë për reperin BimBimma i cili përveç se shkruan për vete, ai bën tekste edhe për shumë emra të njohur të estradës sonë. E ky angazhim i këngëtarit si duket po i ngadalëson edhe risit që ai i ka në plan t’i sjell në publik.



Kështu të paktën ka thënë vetë rep artisti, teksa ka treguar se po punon shumë këngë për kolegët e vet. “Jam duke punuar tekste për këngëtar të ndryshëm si Genta Ismajli, Nora Istrefi, Kida, Adrian Gaxha etj. Andaj njëherë për njëherë nuk e kam në plan të vijë me ndonjë risi”, ka thënë BimBimma.



E, përveç tjerash ai është duke punuar edhe për albumin e tij por që nuk dëshiron të jap detaje për shkak se ende është në proces të punës dhe asgjë nuk është e definuar. “Jam duke përgatitur albumin. Po nuk të jap detaje ende, se nuk i kam të qarta ende detajet”, ka përfunduar bisedën reperi i njohur.


Bimbimma: “Jam Duke Përgatitur Albumin E Ri”