Bitonia është grup artistësh i njohur. Grupi Muzikor BITONIA u formua më 25 mars 2005, fillimisht nga vellezerit Idrizi dhe më pas nga anetaret e tjerë. Qe nga ajo kohë BITONIA vazhdon të jetë një faktor kyq dhe shumë i rëndësishëm në kulturen tone në përgjithësi. Grupi BITONIA në thellesine e sajë bartë me vete: vlera rtistike, qasje të mirefilltë komerciale, humanitet dhe dashuri për këngën e bukur shqiptare. Grupi Bitonia vazhdon te jete nje nga shembujt me te mire te kohes se si duhet te punohet dhe menagjohet puna ne grup.
info: +377 45 661 772 / +377 44 230 872
Në Nëntor 2009, Bitonia marrin pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Besën Po Ta Jap".
Në Dhjetor 2009, Bitonia marrin pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Besën Po Ta Jap".
Në Qershor 2010, Bitonia & Burim Demiri marrin pjesë në Çelësi Muzikor 4 me këngën "Pasha Ty E Pasha Mu".
Më datë 2 Prill 2013, Bitonia publikojnë videoklipin "Maturant Jemi", në bashkëpunim me Ernim Ibrahimi & Overlord. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.
Më datë 26 Dhjetor 2013, Bitonia publikojnë videoklipin "Jasha Bitoni", në bashkëpunim me Afrim Idrizi & Armend Idrizi. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.
Më datë 8 Korrik 2015, Bitonia publikojnë videoklipin "Ktu Eshte Atmosfera", në bashkëpunim me Burim Demiri & Armend Idrizi.
Në vitin 2016, Bitonia publikojnë albumin "Bitonia, Burimi & Armendi".
Në vitin 2017, Bitonia, Burimi & Armendi publikojnë albumin "Live 2017".
Në vitin 2018, Bitonia, Burimi & Armendi publikojnë albumin "Live 2018".
Në vitin 2020, Labi & Bitonia publikojnë albumin "Amazona Ime".
Në vitin 2021, Ymer Bajrami & Bitonia publikojnë albumin "Live 2021".