TEKSTESHQIP

Bivak
Pavdekshëm
Lyrics

Do krisma t'shumfishta nihen prej policis,
Jep shpirt 25 vjeqari para ders t'shpis,
Vritet pa faj Shqiptari n'lulen e rinis,
Te manipulu popullin me iluzionin e liris.

Qysh munesh per me kan ti n'paqe me vetveten,
Kur njerzt ta japin voten e ti jav keqperdor ndjersen,
Qysh munesh per me than ti qe ki luftu per lirin,
Kur hala pa le ti ma ki vra mu ardhmerin.

Sistemi i shkolles s'osht i lidhum ktu me pun hiq,
Normal qe kur ta kry fakultetin kapi plaqkis,
Bre ta qifsha shtetin nuk ma ka rrit rrogen ja kam rrit kriminalitetin,

Aj tjetri qohet e dhunon grun e vet,
Japim kurajo gjith familjes n'qat t'nxeht,
Ni or ma von asnjoni mo per ket tem nuk flet,
Mirsevjen n'realitet.

Ni kshill gjitha vajzave merrni prej meje,
Vlersimin mbrenda vetes gjeje,
Kerkush n'ket bote ska drejt me shtru dhun ndaj teje,
Qenia ma e bukur n'ket bot mos qit ma lot,
Je ma fort qe mendon ski nevoj per at idiot.
E nese dikush thot ndryshe kap qija robt,
Kerkush s'ta don t'miren perveq t'madhit ZOT,
Nejse shum pak ki respektin prej kerkujt se ki besen,

Edhe une jam dreq saqe nuk e ki iden,
M'vjen keq qysh ni vajz dikan si une e gjen,
Qata hapi syt kur sheh dikan si puna jem,
Sboj padrejtsi po tashti fjala o ka bjen,
Se leht osht me jap kritika e mos me
kqyr veten tem,

Rri real para fjaleve t'mija ska opinioni i gjon,
Se une foli qka jom e jo qka ki qef ti me kan,
Kam besim n'aftesit e mija deri diten qe vdes,
At moment qe e heki masken n'vend legjend mbes.

Ref:
Se sot un jam tu lut per Shqiptart e mi se sot po qajn,
Jam tu lut per Shqiptart e mi se sot po qajn.

Mbushe kryt me dituri ma mir se me raki goten,
Me ti jap un syt e mi shum keq e sheh boten,
Mi pas un syt e tu kisha pas qef me pa veten,
Jo qe kam dyshime po gabime e kam jeten.

Mbaje koken lart syt drejt me ni qendrim,
Gjithecilin prej nesh n'zemer e vret ka ni kujtim,
M'ka vdek gjyshi skam mujt me shku me pa as n'vorrim,
Mfal gjyshi im shpirtin tan e ndjej n'krahrorin
tim.

Kaniher em pikon loti per kujtime per kto fjal,
Nipi jem ty t'rujt Zoti se ma i perplasti paske dal,
Gjysh kam lan kto gjana koti tash jam burr sjam mo djal,
Mburrna me gjak Kastrioti jo une kurr skam mu ndal,

Se zgjedhjen moti e kam bo nket jet,
Kam me bo pare ose kam me vdek tu u perpjek,
Thojn qe parja s'bon t'lumtur po mu pom vjen me qesh,
Se sa her qe kapi paren asht tum ardh me buzqesh.

Normal qe paren e du shum,
Veq prap jan do gjana qe kan vler ma shum te un,
Ato gjana nuk shifen as nuk vrehen,
Per fat t'keq me asni shifer nuk blehen,

Sa po mundona me i kuptu qellimet e jetes,
Aq ma teper inatin kam nis me ja marr vetes,
Gjumi asht shoki ngusht i vdekjes,
Qata flej pak se du me i arrit qellimet e jetes.

Se andrra bahet realitet kur alarmi bon n'mengjes,
S'jam ai tipi e e pin as ai tipi qe e shes,
Besen ja kam jap babes nuk e thej deri kur t'vdes,
Edhe nese vdes ishalla qaty dikun n'Mercedes,

Se dreqi m'tha n'anderr ki me vdek i ri,
Ja nisa tu kesh thash ket sen moti e di,
Kur t'vdes mos qaj se i ri shkova,
Po falendero Zotin qe najher un egzistova.

BIVAKI GJEBRAILI
S'jon mo prej ksaj bote,
Ma teper ka vler maska jeme sa sa ftyra jote,
Ndrysho veten nese don me pa ndryshe ni bot,
Ju jeni t'ja fut kot,
A fjalt e mija jan bo quote.

Nuk ma nin nese ftyra ni dit ka me dal,
Se zemra asht e zez ama ftyra asht e bardh,
Rri real para fjalve t'mija ne secilen mnyr,
Fjalt qe i qes prej goje i rri mbrapa me ftyr.

Ref:
Se sot un jam tu lut per Shqiptart e mi se sot po qajn,
Jam tu lut per Shqiptart e mi se sot po qajn.