>
LETERSISHQIP

Sikur

Sikur ne të dy
Ballë për ballë në ferr të takoheshim...
Nuk e di,
Do përshtyheshim me urrejtje
Apo me mall do t'përqafoheshim?
Gjashtë palë këpucë i grisa
Vetëm për të biseduar njëherë me ty.
Vallë do të vijë ndonjë herë ajo ditë
kur të merremi vesh vetëm me sy?