>
LETERSISHQIP

Sy Me Sy

Kalimthi tek ti m’shkuan sytë..
Dicka sec me mbyti, kalimthi,
E ngela ashtu, si “ i dytë’’..
Mes njerz’ve që vinin e iknin..

Ti ecje e unë të vështroja,
Në rrugën e drejtë n’atë park,
Dicka të pengoi edhe gjoja,
Vështrimin e hodhe, përqark..

Si era u nisa, të kapa,
E gjuha m’u lidh n’ata sy..
Vazhdova me ty disa hapa,
“E humba në hapa me ty”..

U ndale, u ndala, qetësi,
Mes zhurmës qe vinte përqark,
Të shihja më shije dhe ti,
Mes lulesh shumëngjyrëshe në park..

Më iku dhe zëri mes ngjyrash,
Dhe zemra më shkoi tek ti,
Ambjenti mes qindra fytyrash,
Aspak s’i pengoi sytë e mi..

Të etur vec ty te vështronin,
Por fjalët mungonin për dreq,
I ndjeja, që do te lotonin,
E s’munda qe s’munda ti heq.

Ashtu n’emocione i mbytur,
Dhe ndjenjat rreshtuar në rresht…
Dicka belbëzova, papritur..
E ti më kërkove të hesht…

Më the të hesht!Unë nuk fola.
Heshta, duke parë nga ty,
Sa të kota duken fjalët,
Në bisedat "sy me sy"...!