>
LETERSISHQIP

Stinët

Pash një udhë pa fund nga lart
Thash t’a marr dhe ashtu bëra,
Ajo që dukej aq e gjatë
Disa “stinë” ishte e tëra.

Disi kështu është edhe jeta
Si një shfaqe në teatër,
“Stinët” ikin si shigjeta
Duken shumë, janë veç katër.

Bota kështu është e qëndisur
Udhë plotë që s’çojnë gjëkund,
S’ kupton gjë pa u nisur
Nisesh…, dhe kupton në fund.