>
LETERSISHQIP

E Dua

E dua fushën e dua malin
Rrezet e diellit, lulet plot vesë
Lendina bregore që ma shuajn mallin
Me burime uji t'kulluar plot jetë.

E dua doren që më nxjerr nga gremina
Syt që derdhin lot për vuajtjet e zemres,
Buzqeshjen dhe shikimin vrik si vetetima
Hapin e gazeles e krahët e thellënzës.

E dua atë ëndrrën pa fund e mbarim
Atë prehrin e ngoht të lagur me lotë
Një engjëll që pushon vuajtjet e mia
E dua, e dua, e dua fort.