Blerim Bytyçi Poezi
Blerim Bytyçi

Kthehu Mos Ik

Ndjeshëm do ta perjetosh ofshamen time
Dhe puhin e duarve të mia që të ndal
Thirrjet dhe ulurimat e zemrës sime
Si të një ujku në natën e një dimri me acar.

Të lutem mos ik, por eja sa më parë
Kthehu sikur rrezet e diellit pranveror
Ngjajshem si shpendet tregtar
Ngushllo zemren time te gjorë.

Bukuria jote është forca ime
Ndjenjat e mia për ty prekin qiellin
Sa të bukura ke flok e ftyrë
Obobo mos t'flasim per belin.

Kthehu tek dora që t'nxjerr nga gremina
Tek zemra ime shero plaget e mia
Aty ku një engjëll të ruan në jetë
Edhe bota e tëra të ikte, nuk të lë vet

- Poezi nga Blerim Bytyçi


- U dërgua nga Blerimb107 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0