>
LETERSISHQIP

Ky Jam

Në zemër kam një dëshirë,
Të jetojnë njerzimi t'lirë!

Të dobëtit t'i bëhem krahë,
Të ligut t'i shpallë gjah!

Të përvuajturve t'u sjellë gëzim,
Për të smuarit të jem shërim!

Të vetmuarve t'u bëj shoqëri,
Për të varfërit begati!

Padrejtsive t'u shtyp kokën,
Nga e liga të shpëtojë botën!

Për këdo që cenon paqën,
Ta vajosi e t'i vë flakën!

Një flamurë njerzimi mbarë,
Për simbol pëllumbin e bardhë!