Blerim Bytyçi Poezi
Blerim Bytyçi

Dje Ishim

Dje ishim nën kthetrat e një Korbi,
"Mik" i pa ftuar si fantazmë,
Gjakun na pinte me sqepin e helmosur,
Trupin na e coptonte si me kazmë.

Sa herë bënim të hidhnim hapin,
Korbi me kthetra na shgrengonte fort,
Kishte aq shumë njerëz të fjetur,
Sa që nga gjumi nuk zgjoheshin dot.

Kishte nga ata që nuk flinin me shekuj,
Leshuan boritë e para për alarm,
Shum u zgjuan, shum vazhdojnë fjetur!
Ushqim për Korbin kan mbetur!

Dje ishim atje ku nuk duhej të ishim.
Por tmerri dhe e keqja kishin tjetër adresë,
Sot jemi të lirë nga Korbi or miq,
Por shkaku i tmerrit e së keqes jemi vet!

- Poezi nga Blerim Bytyçi


- U dërgua nga Blerimb107 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0